Glauk Konjufca pyetet a do e ndërrojnë emrin e Albulena Haxhiut: Ju tregoj kur t’dalim
Zhvillime të njëpasnjëshme ka në Kuvendin e Kosovës, e po ashtu edhe në Qeverinë në detyrë. Derisa tanimë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca foli shkurtimisht para mediave. Ai u pyet nëse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi të bëhet brenda 30 ditëve, do të ndërrojnë emrin e…

Lajme
Zhvillime të njëpasnjëshme ka në Kuvendin e Kosovës, e po ashtu edhe në Qeverinë në detyrë.
Derisa tanimë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur të mblidhen në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca foli shkurtimisht para mediave.
Ai u pyet nëse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstituimi të bëhet brenda 30 ditëve, do të ndërrojnë emrin e të propozuarës që është Albulena Haxhiu, Konjufca tha se do flasin pas mbledhjes.
“Ju tregoj kur t’dalim”,deklaroi shkurtimisht Konjufca.
Pritet që pas kësaj mbledhje para mediave të flasin Konjufca dhe e propozuara e VV-së, Albulena Haxhiu./Lajmi.net/