Para seancës së sotme, Konjufca dhe Haxhiu mbajnë konferencë për media
Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë një konferencë për media para nisjes së seancës së sotme konstituive. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka derisa nuk i përmendi arsyet e konferencës. “Sot, në 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë një konferencë për media para nisjes së seancës së sotme konstituive.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka derisa nuk i përmendi arsyet e konferencës.
“Sot, në 10:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. Konferenca mbahet në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të LV-së”, ka njoftuar ai.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 38-në herë për konstituim, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe që ka shkaktuar bllokadë politike./Lajmi.net/