Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit. Sipas Kocit, megjithëse Gjykata Kushtetuese e dha një vendim, ajo dështoi të japë një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme në praktikë. Ai përmes një postimi në Facebook, kritikon përdorimin e…

Lajme

26/06/2025 22:31

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me afatin për konstituimin e Kuvendit.

Sipas Kocit, megjithëse Gjykata Kushtetuese e dha një vendim, ajo dështoi të japë një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme në praktikë.

Ai përmes një postimi në Facebook, kritikon përdorimin e termave të paqarta si “mirëbesim”, “bashkëpunim” dhe “fryma e Kushtetutës”, pa i shpjeguar ato në mënyrë konkrete dhe të kuptueshme për rrethanat aktuale.

“Gjykata Kushtetuese e dha vendimin – por nuk e dha zgjidhjen,” shkruan Koci, duke theksuar se vendimi nuk sqaron çfarë është e lejuar e çfarë jo, dhe lë hapësirë për interpretime të ndryshme, sidomos nëse Kuvendi dështon të konstituohet brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga vetë Gjykata.

Në një klimë politike ku çdo nen e çdo fjali interpretohet sipas interesit të partive, Koci paralajmëron se mungesa e qartësisë ligjore mund të çojë në bllokadë të vazhdueshme institucionale, në rast se nuk arrihet një marrëveshje politike.