Para disa ditësh grabiti një barnatore në Pejë, sonte tentoi një grabitje tjetër- arrestohet i dyshuari

Stacioni Policor në Pejë para katër dite është njoftuar se në një barnatore nё rrugën “Konferenca e Bujanit”, ka ndodhur një grabitje. Dy persona tё dyshuar grabitën një nga arka e barnatores shumën prej 300 (treqind) euro, dhe tё njëjtit janё larguar nё drejtim tё panjohur. Policia njëri nga të dyshuarit e arrestojë disa orë…

Lajme

26/06/2025 22:08

Stacioni Policor në Pejë para katër dite është njoftuar se në një barnatore nё rrugën “Konferenca e Bujanit”, ka ndodhur një grabitje.

Dy persona tё dyshuar grabitën një nga arka e barnatores shumën prej 300 (treqind) euro, dhe tё njëjtit janё larguar nё drejtim tё panjohur.

Policia njëri nga të dyshuarit e arrestojë disa orë pas grabitjes, ndërkaq sot zëdhënësi i Prokurorisë se Pejës, Shkodran Nikçi i tha Lajmi.net se Policia ka arritur ta arrestojë edhe personin tjetër i cili ishte i përfshirë në grabitjen e datës 21 qershor dhe se po i njëjti tentoi edhe sot një grabitje të ngjashme.

Sipas Niçit i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit për 48 orë dhe se policia po merret me detajet tjera./Lajmi.net/