Aksident në rrugën Mitrovicë-Pejë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Zahiti tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona. “Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 13:30 në rrugën…

Lajme

26/06/2025 15:32

Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Broboniq.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot  rreth orës 13:30 në rrugën rajonale Mitrovicë- Pejë, në segmentin rrugor në  fshatin  Broboniq. Në aksident janë përfshirë tri vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/