​Kosova mëson rivalin për kualifikim në Botërorin e Henbollit 2027

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027. Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë, transmeton KosovaPress. Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë. Letonia –…

Sport

26/06/2025 15:21

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të përballet me Britaninë e Madhe në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2027.

Kështu është përcaktuar të enjten pasdite në shortin e tërhequr në Vjenë të Austrisë, transmeton KosovaPress.

Ndeshja e parë është në Britani të Madhe, ndërsa e kthimit në Kosovë.

Letonia – Luksemburgu dhe Qipro – Turqia janë ndeshjet tjera të raundit të parë kualifikues për Botërorin që mbahet në vitin 2027 në Gjermani.

Faza e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 zhvillohet në vjeshtë. Ndeshja në Britani të Madhe do të zhvillohet më 29 apo 30 tetor, ndërsa ndeshja në vendin tonë më 1 apo 2 nëntor.

Kombëtarja më e suksesshme avancon në raundin e dytë kualifikues.