Faton Peci zyrtarizohet sot si kandidat i Vetëvendosjes për Kryetar të Mitrovicës së jugut
Ministri në detyrë i Bujqësisë pritet që sot të zyrtarizohet si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për Kryetar të Mitrovicës së jugut. Sipas burimeve të lajmi.net i par ii Vetëvendosje, Albin Kurti do të qëndrojë sot në Mitrovicë, meqë rast edhe do të bëhet zyrtarizimi i kandidimit të Pecit. Pas një mandate të plotë në ministri…

Lajme
Ministri në detyrë i Bujqësisë pritet që sot të zyrtarizohet si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për Kryetar të Mitrovicës së jugut.
Sipas burimeve të lajmi.net i par ii Vetëvendosje, Albin Kurti do të qëndrojë sot në Mitrovicë, meqë rast edhe do të bëhet zyrtarizimi i kandidimit të Pecit.
Pas një mandate të plotë në ministri të Bujqësisë, ai do të provojë që të kthejë drejtimin e kësaj komune nën qeverisjen e VV-së, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Mitrovica e jugut tani udhëhiqet nga Bedri Hamza i PDK-së, i cili nuk do të garojë për një mandat të dytë në këtë komunë.
Ndryshe Faton Peci ka qenë ministri më i përfolur për skandale të ndryshme të lidhura me keqpërdorime në ministrin e Bujqësisë./Lajmi.net/