Agim Bahtiri i përgjigjet Enver Hoxhajt: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK’në, mendim personal

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK. Në një intervistë për RTV21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë. ‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju…

Lajme

26/06/2025 10:13

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhje të koalicionit VV-PDK. Në një intervistë për RTV21 Bahtiri ka thënë se do të largohet nga LVV-ja dhe do të heq dorë nga të qenurit deputet nëse ndodh një gjë e tillë.

‘’Unë nuk e besoj atë asnjëherë. Por, një po du me ju tregue, ky është mendim i imi personal, në atë moment që LVV-ja shkon me PDK-në unë nuk do të jem më në atë listë. Do të heqi dorë nga Vetëvendosje. Ndoshta do të heq dorë edhe nga deputeti për arsye se dihen veprimtaritë e këqija që i kanë bërë gjatë kësaj përiudhe pas luftës.”, ka thënë ai.

Deputeti Bahtiri ka thënë se për formimin e Qeverisë i kanë numrat e nevojshëm. Ndërsa, u ka bërë thirrje deputetëve të ish-opozitës që të votojnë kandidatën e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.

‘’Unë mendoj se për Qeveri janë numrat dhe si të tillë ne do të kemi afat dy javë ditë të tregojmë para gjithë qytetarëve. Ndërsa, për të zgjedh kryetarin e Kuvendit nuk e ka obligim Qeveria, asnjë parti. E kanë obligim të gjithë deputetët e Republikës së Kosovës. Kurse për Qeveri të Kosovës e ka ai që e ka udhëheq atë parti politike dhe e ka marrë mandatin prej qytetarëve.”, thaka deklaruar Haxhiu.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se do ta mbështesne një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por, nuk ka treguar nëse ka kushte se a duhet të jetë kryeministër Albin Kurti apo Bedri Hamza.

“Nuk dua të lëshohem në një skenar të tillë, me Kurtin kryeministër apo me Bedri Hamzën kryeministër? Natyrisht se ne do ta pranonm me çdo kusht që Bedriu të jetë kryeministër, por këto janë tema që do t’i zgjidhim kur të ulemi në tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Por, një koalicion LVV-PDK e ka kundërshtuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Me Listën Serbe ndoshta, me neve s’mundet”, ka thënë Krasniqi.