Plagosi aksidentalisht një person në Prishtinë, viktima merr trajtim në QKUK
Një person dje në Prishtinë ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë një burrë. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar. “Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 25.06.2025-11:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte…

Lajme
Një person dje në Prishtinë ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri në këmbë një burrë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të arrestuar.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 25.06.2025-11:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, aksidentalisht e kishte plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/