Deputetja Rexhepi tregon se a e pranon LVV-ja koalicionin me PDK-në

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në një studio televizive ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Ndërkaq, në Tëvë1, Hoxhajt i është përgjigjur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, duke thënë se ky subjekt nuk e pranon një afrim me PDK-në. “Ata janë të hapur por ne…

Lajme

26/06/2025 09:42

Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në një studio televizive ka thënë se e mbështet një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërkaq, në Tëvë1, Hoxhajt i është përgjigjur deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arijeta Rexhepi, duke thënë se ky subjekt nuk e pranon një afrim me PDK-në.

“Ata janë të hapur por ne kemi qenë të hapur në këtë aspekt. Ne kemi qenë të hapur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, kurse me Partinë Demokratike të Kosovës mendojmë se nuk jemi në gjendje që të kemi një afërsi ashtu që të mundemi të vazhdojmë tutje bashkë me ata. Kësaj here ata duhet të rrinë ende në opozitë”, ka deklaruar Rexhepi.