Xabi Alonso tregon arsyen pse nuk po e aktivizon Rodrygon si titullar
Xabi Alonso foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Salzburgut. Trajneri i Real Madridit u ndal te mungesa e Rodrygos nga formacioni titullar në ndeshjen e fundit. “E shoh Rodrygon në formë të mirë. Ai ishte në stol për një vendim teknik”, tha Alonso. Ai theksoi se sulmuesi…

Sport
Xabi Alonso foli në konferencë për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Botës për Klube kundër Salzburgut.
Trajneri i Real Madridit u ndal te mungesa e Rodrygos nga formacioni titullar në ndeshjen e fundit.
“E shoh Rodrygon në formë të mirë. Ai ishte në stol për një vendim teknik”, tha Alonso.
Ai theksoi se sulmuesi brazilian ka ende një rol të rëndësishëm në skuadër.
“Rodrygo është i veçantë dhe do të na duhet në Kupën e Botës për Klube”, shtoi trajneri.
Ndërkohë, Rodrygo po lidhet me një kalim të mundshëm te Arsenali gjatë afatit kalimtar veror, por që deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje mes klubeve.
Alonso përfundoi duke thënë se beson tek lojtari pavarësisht zgjedhjeve të fundit taktike.