Dafina Zeqiri shuan zërat, thotë se nuk ka lindur akoma

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi. Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën. Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe…

ShowBiz

25/06/2025 12:23

Tashmë dihet se është në pritje të ëmbël, por Dafina Zeqiri ka reaguar sërish në rrjete sociale për të qetësuar zërat që qarkulluan së fundmi.

Këngëtarja e njohur shqiptare është përballur me aludime se tashmë ka sjellë në jetë foshnjën.

Por Dafina ka zgjedhur t’i japë fund spekulimeve në mënyrën e saj të natyrshme dhe të drejtpërdrejtë.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe përshkrimin e shkurtër por shumë të qartë: “Akoma shtatzënë”.

Postimi erdhi si reagim ndaj thashethemeve që nisën të qarkullonin në rrjet se ajo mund të ishte bërë nënë në fshehtësi.

Me këtë konfirmim, Dafina bën të ditur se ende është në pritje dhe nuk ka lindur ende.

Këngëtarja, e njohur për privatësinë që ruan rreth jetës personale, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për shtatzëninë, por vijon të ndajë momente të zgjedhura me ndjekësit, duke e mbajtur lidhjen me publikun të ngrohtë dhe të sinqertë.

Vlen të ceket se së bashku me Kreshnik Gjergjin po presin një djalë.