Arrestohen tre persona në Drenas, sulmuan fizikisht dy të tjerë

Janë arrestuar tre persona në Drenas nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë të tjerë. Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si sulm, dhe ka njoftuar se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar…

Lajme

25/06/2025 10:38

Janë arrestuar tre persona në Drenas nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy qytetarë të tjerë.

Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si sulm, dhe ka njoftuar se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, të dyshuarit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.