Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85 vjecarit Nebi Tejeci, që u raoprtua i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit. Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së…

Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka bërë të ditur se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85 vjecarit Nebi Tejeci, që u raoprtua i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit.
Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarët do të jenë të angazhuara intesivisht në teren gjatë gjithë ditës.
Kërkimet pritet të rifillojnë në orën 09:00, me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha ekipeve të përfshira në operacion.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë ditës.Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm të lajmërojnë autoritetet sa më parë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre ./Lajmi.net/