Mustafa thotë se ka rënë blloku B1 pas 24 ore që kur u rifunksionalizua: Çfarë po bën menaxhmenti i KEK’ut
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se blloku B1 i KEK-ut ka rënë jashtë funksionit, kur nuk janë bërë as 24 orë që kur është rifunksionalizuar. Ai ka pyetur se çfarë është duke bërë menaxhmenti i KEK’ut. “Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka thënë se blloku B1 i KEK-ut ka rënë jashtë funksionit, kur nuk janë bërë as 24 orë që kur është rifunksionalizuar.
Ai ka pyetur se çfarë është duke bërë menaxhmenti i KEK’ut.
“Blloku B1 i KEK ka rënë jashtë funksionit para pak minutash, kur s’janë bërë as 24 orë prej që është rifunksionalizuar. Çka po bën ky menaxhment i KEK-ut, i emëruar nga VV, kështu?!?! Blloku B2 është në remont tash e një kohë. Pra, Kosova B komplet jashtë sistemit”.
“Pasi kanë rënë të gjitha blloqet një pas një të Kosovës A, po punon veq Blloku A5. Krejt Kosova ka mbetë në një bllok! E pjesa tjetër e energjisë? Po blehet nga jashtë, natyrisht, me çmime marramendëse. Xhepat e funksionarëve të VV trash e ma trash”, ka thënë Mustafa.