Ky është polici që ndërroi jetë në aksidentin në Gjilan

Një aksident trafiku që ndodhi mesditën e sotme në segmentin rrugor Prishtinë-Gjilan, më saktësisht pranë liqenit të Badovcit, ishte fatal për një shofer.   Drejtuesi i automjetit Renault, Shyqeri Mahmuti, u përplas për vdekje me dy automjete të tjera: një veturë dhe një kamion.   Mahmuti ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shërbente në…

Lajme

24/06/2025 21:27

Një aksident trafiku që ndodhi mesditën e sotme në segmentin rrugor Prishtinë-Gjilan, më saktësisht pranë liqenit të Badovcit, ishte fatal për një shofer.

 

Drejtuesi i automjetit Renault, Shyqeri Mahmuti, u përplas për vdekje me dy automjete të tjera: një veturë dhe një kamion.

 

Mahmuti ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe shërbente në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

 

Në aksidentin që ndodhi rreth orës 12:05, përveç Mahmutit që u nda nga jeta, dy persona të tjerë u lënduan rëndë.

Rastit iu përgjigjen njësitet relevante të policisë dhe ato mjekësore.

 

Të lënduarit u barten për trajtim mjekësor, ndërkaq Prokuroria nisi hetimet për këtë tragjedi.