Aksident i rëndë mes një veture dhe një motoçiklete në Lipjan, vdes ngasësi i motoçikletës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 18:00 në…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës. Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti.