Vazhdojnë kërkimet për 85 vjeçarin e humbur në Gorozhup të Hasit
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim po vazhdon kërkimin për 85 vjeçarin nga Gorozhupi i Hasit i cili është zhdukur tash e dy ditë. “Ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur. Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që…

Lajme
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim po vazhdon kërkimin për 85 vjeçarin nga Gorozhupi i Hasit i cili është zhdukur tash e dy ditë.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur. Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045112102”, thuhet në njoftimin e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim.
Në lidhje me këtë operacion kërkimi kanë dhënë detaje edhe nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim Malor të cilët kanë njoftuar se i moshuari është Nebi Tejeci i lindur në vitin 1940.
Postimi i plotë: