Mustafa: Vendimi i Gjykatës kundër ZRRE-së mbron sektorin privat nga një goditje e madhe
Arben Mustafa i PDK-së, thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë. Ai pohon se Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e…

Lajme
Arben Mustafa i PDK-së, thotë se vendimi i Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të ZRRE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë.
Ai pohon se Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë.
“Gjykata Komerciale ka pezulluar njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Ky vendim i Gjykatës mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë. Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë”.
Sipas tij, veprime të tilla të pamatura e të papërgjegjshme nuk guxojnë të përsëriten nga institucionet e Kosovës.