Nënoficeri i FSK-së, Qendrim Berisha kryen Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve në Mbretëri të Bashkuar

Nënoficeri i FSK-së, Qendrim Berisha ka kryer me sukses Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve në Mbretëri të Bashkuar. Berisha është zgjedhur kursanti më i mirë ndërkombëtarë me titullin “Comera Cup” në kuadër të studentëve ndërkombëtar nga Gana, Estonia dhe Kuvajti. Në lidhje me këtë sukses të nënoficerit të FSK-së, ka njoftuar ministri në detyrë…

Lajme

23/06/2025 15:06

Nënoficeri i FSK-së, Qendrim Berisha ka kryer me sukses Kursin Ndërkombëtar për Teknik të Municioneve në Mbretëri të Bashkuar.

Berisha është zgjedhur kursanti më i mirë ndërkombëtarë me titullin “Comera Cup” në kuadër të studentëve ndërkombëtar nga Gana, Estonia dhe Kuvajti.

Në lidhje me këtë sukses të nënoficerit të FSK-së, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci përmes një postimi në Facebook.

“Kursi zhvillohet në tri module ku pjesëmarrësit në modulin e parë përgatiten me njohuri të përgjithshme të municioneve, duke filluar nga përbërja kimike e municioneve, prodhimi, identifikimi, njohuri për kalibra të ndryshëm deri tek mortajat, minat, raketat anti-tank si Javeline, Nlaw etj. Moduli i dytë përfshin planifikimin dhe vendimmarrjen për ndërtimin e depove të municioneve duke u bazuar në rregulla dhe doktrina ndërkombëtare, inspektimet, si dhe llojet e transporteve ndërkufitare dhe moduli i tretë përfshin fushën praktike dhe teorike të asgjësimit të municioneve”, ka shkruar Maqedonci në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Maqedoncit në Facebook: