Situata në Lindjen e Mesme, Rafuna: Mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike

Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëron se përveç çmimit të derivateve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas kryetarit të saj, Lulzim Rafunës, është çështje ditësh që derivatet të shtrenjtohen edhe më shumë rritje kjo e cila siç thekson pason edhe një varg problemesh…

Lajme

23/06/2025 14:50

Oda Ekonomike e Kosovës paralajmëron se përveç çmimit të derivateve si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme mund të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Sipas kryetarit të saj, Lulzim Rafunës, është çështje ditësh që derivatet të shtrenjtohen edhe më shumë rritje kjo e cila siç thekson pason edhe një varg problemesh tjera.

“Me intervenimin e SHBA-së dhe me vendimin për mbylljen e ngushticës do të thotë kemi rritje të çmimit të derivateve. Frika është që do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë. Ne s’prekemi drejtpërdrejt nga Irani apo Izraeli por lehtë e mund të prishet zinxhiri furnizues dhe do ketë rritje te çmimit të derivate do ketë dhe rritje të çmimit të energjisë por me ne rastisë edhe dalja në treg të lirë e bizneseve … Varemi drejtpërdrejt për çmimeve të bursave sa do shkon çmimi në bursë do të shkojë edhe në Kosovë si dhe nga çmimi importues. Shpresojmë se s’do jetë çmimi i madh dhe SHBA-të s’do ta lejojnë… Është çështje ditësh rritja e çmimit të derivateve sepse s’kemi dhe rezerva të mëdha….dhe importit, tha Rafuna për RTV21.