Gjiganti turk kërkon Vedat Muriqin

Beşiktaş ka shfaqur interes të madh për transferimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka nisur kontaktet për të sjellë Muriqin në ekip gjatë kësaj vere. Ai aktualisht luan për Mallorcën në La Liga dhe ka pasur një paraqitje të mirë me 35 gola dhe 11 asistime në 118 ndeshje.…

Sport

23/06/2025 14:08

Beşiktaş ka shfaqur interes të madh për transferimin e sulmuesit kosovar Vedat Muriqi. Sipas mediave turke, klubi nga Stambolli ka nisur kontaktet për të sjellë Muriqin në ekip gjatë kësaj vere. Ai aktualisht luan për Mallorcën në La Liga dhe ka pasur një paraqitje të mirë me 35 gola dhe 11 asistime në 118 ndeshje.

Beşiktaş ka si objektiv përforcimin e sulmit dhe Muriqi shihet si zgjedhje ideale për shkak të përvojës së tij të mëparshme në futbollin turk, ku ka luajtur me Fenerbahçen, Rizesporin, Gençlerbirliğin dhe Giresunsporin. Detaji më i veçantë në këtë çështje është kartoni i tij, i cili sipas raportimeve është rreth 5 milionë euro – një shumë që konsiderohet e volitshme për një lojtar të tillë.

Transferimi i tij pritet të sjellë përforcim të ndjeshëm për skuadrën që tashmë drejtohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer. Muriqi, nga ana e tij, nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Turqi.