Pak kohë pasi njoftoi për blerjen, apartamenti luksoz i Françeska Muratit përfshihet nga flakët në Tiranë
Një incident shqetësues ndodhi pasditen e së dielës në një nga rezidencat më elitare të Tiranës. Apartamenti i Françeska Muratit, ish-banore e “Big Brother VIP” dhe personazh i njohur në botën e showbiz-it shqiptar, u përfshi nga flakët në kompleksin ekskluziv “Lake View”, ku çmimet e banesave variojnë nga 500 mijë deri në mbi 1…

ShowBiz
Një incident shqetësues ndodhi pasditen e së dielës në një nga rezidencat më elitare të Tiranës.
Apartamenti i Françeska Muratit, ish-banore e “Big Brother VIP” dhe personazh i njohur në botën e showbiz-it shqiptar, u përfshi nga flakët në kompleksin ekskluziv “Lake View”, ku çmimet e banesave variojnë nga 500 mijë deri në mbi 1 milion euro.
Zjarri shpërtheu në ballkonin e apartamentit dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë flakë të fuqishme dhe tym të dendur që ngrihej mbi ndërtesë.
Për fat të mirë, nuk raportohet për viktima apo të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Murati apo nga autoritetet, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.
Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Ky incident ndodh vetëm pak kohë pasi Franceska kishte ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale detaje nga blerja e kësaj prone të re dhe luksoze.