Sot i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçarit që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Ferizaj
Sot, në varrezat e fshatit Mirosalë të Ferizajt do të varroset vogëlushi 3 vjeçar i cili ka humbur jetën mbrëmë pasi u godit nga vetura nga një familjar i tij. Në lidhje me këtë ka njoftuar një faqe zyrtare e fshatit Mirosalë të Ferizajt përmes një postimi në Facebook. “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë…

Lajme
Sot, në varrezat e fshatit Mirosalë të Ferizajt do të varroset vogëlushi 3 vjeçar i cili ka humbur jetën mbrëmë pasi u godit nga vetura nga një familjar i tij.
Në lidhje me këtë ka njoftuar një faqe zyrtare e fshatit Mirosalë të Ferizajt përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani në oborrin e shtëpisë, derisa ngasësi i makinës ka lidhje familjare me viktimën.
“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:35, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”,tha për lajmi.net Veseli.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ngasësi i veturës është ndaluar në mbajtje për 48 orë”.