Tahiri: PDK nesër do të dërgoj në Gjykatë Themelore vendimin për daljen e 1300 kompanive në treg të lirë të energjisë elektrikë
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri sot është deklaruar për media pas dështimit të 36-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po insiston në bllokim të Kuvendit e që sipas tij ata kanë vendosur të mbajnë të bllokuar Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net. Tahiri ka folur edhe në…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri sot është deklaruar për media pas dështimit të 36-të të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po insiston në bllokim të Kuvendit e që sipas tij ata kanë vendosur të mbajnë të bllokuar Kuvendin e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Tahiri ka folur edhe në lidhje me vendimin e ZRrE-së që kompanitë me më shumë se 50 punëtorë në Kosovë e që janë rreth 1300 sosh, të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, vendim ky që ka hyrë në fuqi nga 1 qershori i këtij viti.
Tahiri ka njoftuar se PDK nesër do të dërgoj në Gjykatë Kushtetuese këtë vendim të marrë nga ZRrE, pasi që sipas tyre nuk janë përmbushur kushtet e as obligimet e ZRrE-së për këtë vendim.
“Ju e dini që PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike apo daljen në treg të lirë të 1300 kompanive që punësojnë rreth 150 mijë punëtorë në vendin tonë, tashmë i kemi konsumuar të gjitha hapat në lidhje me ZRrE-në, kanë kaluar të gjitha afatet dhe ZRrE ka refuzuar që të pezulloj vendimin për daljen në treg të lirë të këtyre kompanive e që do të ndikoj në rritjen e çmimit të rrymës për rreth 270% dhe iu njoftoj që ne nga nesër do të procedojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pezullimin e këtij vendimi. Do të kërkojmë masë të përkohshme që ky vendim të pezullohet dhe kompanitë të furnizohen me çmimin e njëjtë të energjisë elektrike siç janë furnizuar më parë. Nuk janë përmbushur kushtet dhe nuk janë përmbush as obligimet e ZRrE-së sa i përket daljes në treg të lirë të këtyre kompanive. Ka jashtëzakonisht shumë parregullsi në marrjen e këtij vendimi, andaj ne si PDK do ta procedojmë në Gjykatën themelore të Prishtinës këtë vendim dhe do ta argumentojmë mjaftueshëm ashtu që të kemi një masë të përkohshme sa i përket implementimit të këtij vendimi”, ka thënë Tahiri. /Lajmi.net/