Arsenali i armëve që u gjet në pronën e politikanit Arsenijeviq, Sveçla: Do të arrestohet posa të futet në territorin e Kosovës

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka four në lidhje me aksionin e djeshëm të Policisë në Vallaq të Zveçanit ku u gjetën një arsenal armësh. Prona ku u gjetën këto armë sipas Sveçlës i takon politikanit serb, Aleksandër Arsenijeviq i cili tani sipas Sveçlës po kërkohet nga organet e shtetit. “Ai…

Lajme

23/06/2025 11:26

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka four në lidhje me aksionin e djeshëm të Policisë në Vallaq të Zveçanit ku u gjetën një arsenal armësh.

Prona ku u gjetën këto armë sipas Sveçlës i takon politikanit serb, Aleksandër Arsenijeviq i cili tani sipas Sveçlës po kërkohet nga organet e shtetit.

“Ai nuk ndodhet në Kosovë, organet e ndjekjes janë në kërkim. Patjetër se po (është i kërkuar). Në momentin që kthehet në territorin e Republikës së Kosovës, do të ndalet dhe do të arrestohet. Sipas informative që më janë dhënë, tri prona të tij, janë bastisë dje. Janë gjetë pajisje edhe për kriptovaluta, një jelek antiplumb dhe disa gjëra të tjera minore por që tregon se ai ka qenë i kyçur në krim për një kohë të gjatë”, tha Sveçla sot para mediave.

Sveçla, dje njoftoi për një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit:

“Sot, njësitet relevante të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI dhe prokurorinë me monitorim nga KFOR dhe Eulex, kanë realizuar një bastisje në fshatin Vallaq të Zveçanit, ku janë gjetur raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë dhe municion i llojeve të ndryshme. Një arsenal i tërë i mjaftueshëm për një njësit terrorist. Sipas informacioneve që kam pranuar, armatimi i rëndë është gjetur në një objekt që i përket politikanit Aleksandar Arsenijevic. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh. Veçanërisht përballë institucioneve tejet vigjilente e profesionale që po punojnë pa u ndalur në ofrimin e sigurisë e sundimit të rendit e ligjit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Nuk do të ndalemi derisa në çrrënjosjen e plotë të mbetjeve kriminale e terroriste të Serbisë nga vendi ynë”, pati shkruar dje Sveçla./Lajmi.net/