“Një nga pasojat e mafisë energjetike”- deputetja Bajrami për tymin e zi te Kosova A

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me pamjet ku shihet tymi i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë që ka qarkulluar sot, duke e cilësuar si pasojë e drejtpërdrejtë e asaj që e quan “Mafia energjetike”. “Një nga pasojat e mafisë…

Lajme

23/06/2025 09:53

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar në lidhje me pamjet ku shihet tymi i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A.

Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografinë që ka qarkulluar sot, duke e cilësuar si pasojë e drejtpërdrejtë e asaj që e quan “Mafia energjetike”.

“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali.

Në lidhej me këtë situatë ka reaguar edhe analisti, ish-ambasadori, Avni Arifi i cili drejtoi akuza të ashpra ndaj institucioneve përgjegjëse.

“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, ka shkruar Arifi në Facebook./Lajmi.net/