Tri raste të armëve pa leje në rajonin e Pejës gjatë 24 orëve

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një prej këtyre rasteve ishte në Istog, ku është konfiskuar një AK-47, një tjetër në Klinë dhe një rast qytet të Pejës. ARMËMBAJTJE PA LEJE Istog / 22.06.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, të cilit i është gjetë dhe konfiskuar…

Lajme

23/06/2025 09:27

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një prej këtyre rasteve ishte në Istog, ku është konfiskuar një AK-47, një tjetër në Klinë dhe një rast qytet të Pejës.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

  • Istog / 22.06.2025 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, të cilit i është gjetë dhe konfiskuar një armë automatike AK-47  me dy karikatorë dhe 55 copë fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është dërguar në Klinikën e psikiatrisë.
  • Klinë / 22.06.2025 – 09:00. Është shoqëruar për intervistim i dyshuari mashkull kosovar, pasiqë dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Pejë 22.06.2025, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasiqë i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/