Izraeli thotë se ka goditur gjashtë aeroporte iraniane, e ka shkatërruar 15 avionë
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e uljes. Në një postim në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e goditura ndodheshin në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit. IDF shton se sulmet me dron shkatërruan avionë…

Bota
Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e uljes.
Në një postim në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e goditura ndodheshin në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit.
IDF shton se sulmet me dron shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një avion furnizues me karburant dhe një helikopter sulmues AH-1 Cobra, raporton BBC.
Po ashtu, sipas IDF, janë dëmtuar edhe pista dhe bunkerë nëntokësorë.
Nuk është e qartë se kur kanë ndodhur këto sulme.
Irani ende nuk i ka konfirmuar këto sulme.