Incident në “She’s on Top” – modelja bie në pishinë gjatë sfilatës

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë edicionit të spektaklit televiziv “She’s on Top”, ku një modele humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë, në një situatë që nuk ishte aspak pjesë e skenarit të mbrëmjes. Incidenti ndodhi teksa këngëtarja e njohur Ronela Hajati po performonte live pranë një pishine. Teksa…

ShowBiz

23/06/2025 08:37

Një moment i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave gjatë edicionit të spektaklit televiziv “She’s on Top”, ku një modele humbi ekuilibrin dhe përfundoi në pishinë, në një situatë që nuk ishte aspak pjesë e skenarit të mbrëmjes.

Incidenti ndodhi teksa këngëtarja e njohur Ronela Hajati po performonte live pranë një pishine.

Teksa atmosfera ishte e mbushur me energji dhe ritëm, një grup modelesh po sfilonin në mënyrë koreografike rreth skenës, por njëra prej tyre nuk arriti të mbante balancën gjatë ecjes në platformë dhe rrëshqiti, duke rënë në mënyrë spektakolare në pishinë.

Momenti ishte krejtësisht i papritur dhe krijoi një reagim të menjëhershëm nga publiku në sallë, stafi i pranishëm dhe vetë pjesëmarrësit.

Fatmirësisht, modelja e trajtoi mirë këtë situatë, ku vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

YouTube player