Të shtënat me armë në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në Vushtrri, Policia jep detaje

Mbrëmë, rreth orës 23:00, një person që po drejtonte një motoçikletë me katër rrota, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri. Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje përmes një komunikate për media derisa ka thënë se i dyshuari…

Lajme

22/06/2025 16:56

Mbrëmë, rreth orës 23:00, një person që po drejtonte një motoçikletë me katër rrota, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së Liridon Osmanit në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje përmes një komunikate për media derisa ka thënë se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur ndërkaq përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe plumba të pa shkrepur ndërkaq nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit janë kryer bastisje edhe në dy lokacione tjera.

“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra hetimore hetuesit policor kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë motoçikletën (motorin) të cilin dyshohet se i dyshuari e kishte përdorur në veprën penale. Hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve po vijojnë hetimet në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për këtë rast, ekskluzivisht për lajmi.net ka folur viktima, Liridon Osmani.

Ai ka thënë se personat e dyshuar kanë shtënë në dhomën e vajzës dhe nënës së tij ku edhe ishin.

“Kanë gjuajt në dhomën e qikës edhe nanqs ku e kam pas. Nana edhe çika per pak m’kanë shpëtu”, ka thënë Osmani.

ka thënë se ky sulm është organizuar nga familja Gërbeshi.

Ndryshe, Liridon Osmani është qytetari i cili para pak javësh ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të maskuar, derisa ishte duke dërguar vajzën e tij në çerdhe.