Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së do të mbajë takim urgjent

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent nesër “në dritën e situatës urgjente në Iran”, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së. Ndërkohë, kreu bërthamor i Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon mbikëqyrësit të…

Bota

22/06/2025 10:20

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent nesër “në dritën e situatës urgjente në Iran”, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

Ndërkohë, kreu bërthamor i Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-së, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet e SHBA-së dhe po i kërkon mbikëqyrësit të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane.

Më parë, IAEA konfirmoi se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA-të goditën tre centrale bërthamore në Iran, ka raportuar BBC.