OKB paralajmëron: Konflikti SHBA-Iran rrezikon të dalë jashtë kontrollit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit. Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë. “Ky është…

Bota
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë.
“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë të brishtë dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkroi Guterres.
Guterres bëri thirrje për de-eskalim të situatës dhe respektimin e obligimeve sipas Kartës së OKB-së, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “rruga e vetme përpara është diplomacia”.
“Në këtë orë të rrezikshme, është jetike të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, tha Guterres.
I am gravely alarmed by the use of force by the United States against Iran today. This is a dangerous escalation in a region already on the edge – and a direct threat to international peace and security.
There is a growing risk that this conflict could rapidly get out of…
— António Guterres (@antonioguterres) June 22, 2025