Real Madridi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Pachucan – bie në sy mungesa e Mbappes

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Pachuca në Kupën e Botës për Klube, ku mungesa e yllit francez Kylian Mbappe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Klubi madrilen ka konfirmuar se sulmuesi i tyre kryesor nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje, duke lënë dyshime për gjendjen…

Sport

21/06/2025 22:26

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Pachuca në Kupën e Botës për Klube, ku mungesa e yllit francez Kylian Mbappe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Klubi madrilen ka konfirmuar se sulmuesi i tyre kryesor nuk do të jetë i pranishëm në këtë përballje, duke lënë dyshime për gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale, Mbappe nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar, çka ka ngritur pyetje rreth shëndetit të tij pas problemeve të fundit shëndetësore.

Mediat e huaja raportojnë se Mbappe ka qenë nën vëzhgim mjekësor pas një episodi me gastroenterit akut, i cili e detyroi të humbte edhe ndeshjen e parë të Kupës së Botës për Klube kundër Al-Hilal.

“BBC Sport” shton se klubi ka deklaruar se Mbappe do të rikthehet gradualisht në aktivitetet e ekipit, por nuk ka një afat të qartë për rikthimin e tij në fushë.

Ndërkohë, “Sports Mole” raporton se trajneri Xabi Alonso ka pranuar se nuk di nëse francezi do të jetë gati për ndeshjen e radhës kundër Pachucas, e cila luhet më 22 qershor.

Në mungesë të Mbappes, përgjegjësia bie mbi Vinicius Jr., Rodrygo dhe të rinjtë si Gonzalo Garcia, i cili shënoi në ndeshjen e fundit.

Ndeshja kundër Pachuca, e konsideruar një test i rëndësishëm para fazës së ardhshme të turneut, pasi në rast të barazimit apo humbjes, Real Madrid mund mos ta kalojë fazën e grupeve.