​Komandanti amerikan i JRTC Jason Curl lavdëron performancën e pjesëtarëve të FSK-së

Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Fort Johnson Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim. Curl informoi gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të…

Lajme

21/06/2025 14:21

Me përmbylljen e vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka takuar komandantin e Qendrës së Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Fort Johnson Louisiana, si dhe ka takuar pjesëtarët e rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.

Curl informoi gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni.

Ndërsa, Jashari e falënderoi gjeneral brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.

Gjithashtu gjeneral Jashari vizitoi poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim.