Bashës i reagojnë nga LDK-ja për votën e fshehtë: Tipik jointelegjent
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, pasi ky tha se nëse fotografojnë votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, mund të shkojnë në burg. Guri në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e ka fjalën për këtë kur flet…

Lajme
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i ka reaguar deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, pasi ky tha se nëse fotografojnë votën e fshehtë në Kuvendin e Kosovës, mund të shkojnë në burg.
Guri në një shkrim në Facebook, ka thënë se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e ka fjalën për këtë kur flet për “mungesë intelegjence”.
“Ja për çka e ka fjalën kryetari Abdixhiku, kur flet për mungesë inteligjence.
Ne themi: “Votën do ta bëjmë transparente, ashtu siç e kemi bërë në rastin e presidentes.”
Ky çohet e thotë: “Po e fotografoni votën!”.
Pra, tipik jointelegjent” – ka shkruar ai.