Çitaku: Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, ambicia është më e rëndësishme se demokracia

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35-të për ta konstituuar Kuvendin. Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit. Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova. “Për Albin Kurtin…

Lajme

21/06/2025 11:13

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka folur për media pas dështimit të 35-të për ta konstituuar Kuvendin.

Çitaku i bëri thirrje publike Lëvizjes Vetëvendosje për reflektim, duke shtuar se Kosova është buzë kolapsit.

Ndër tjerash, deputetja e PDK-së tha se egoja e Kurtit është më e madhe se Kosova.

“Për Albin Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti, egoja është më e madhe se Kosova, ambicia është më e rëndësishme se demokracia, kjo situatë duhet të marrë fund dhe presim nga VV që të reflektojë. Kosova është buzë kolapsit”, tha Çitaku.