Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu, armiqtë bisedojnë me njëri-tjetrin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen për herë të 35-të për të tentuar ta konstituuojnë Kuvendin e Kosovës. Para fillimit të seancës së Kuvendi ka folur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ku tha se janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje. Derisa tha se për tre muaj kishte qenë njeriu më i sulmuar në vend,…

Lajme

21/06/2025 10:41

Deputetët e Kuvendit të Kosovës po mblidhen për herë të 35-të për të tentuar ta konstituuojnë Kuvendin e Kosovës.

Para fillimit të seancës së Kuvendi ka folur kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj ku tha se janë të gatshëm të bëjnë marrëveshje.

Derisa tha se për tre muaj kishte qenë njeriu më i sulmuar në vend, pasi tha se kishte kërkuar gjënë më normale që duhet ta kërkojë një politikan, “në botë armiqtë bisedojnë me njëri – tjetrin”.

“Jo nuk pres për faktin që nuk ka pasë ndonjë lëvizje. E kemi obligim si deputet me ardhë, me përmbush obligimin ligjor me shpresën që rrugët politike të kuptojnë peshën dhe rëndësinë. Është e habitshme çka po ndodh tash e sa muaj”.

“Me u zgjedh, me kërku me bë vendin më mirë, me bë gjithë atë fushatë, mos me kanë në gjendje me u ul e me ndërtu Qeverinë e parlamentin e institucionet, në kohën kur bota është rrezuar, me gjithë ato probleme ekonomike e politike, me problemet e sigurisë”, tha Limaj.

Limaj ndër tjerash tha se me këtë situatë po rrezikohet siguria e Kosovës./Lajmi.net/