Dyshohen për keqtrajtim dhe tejkalim të autorizimeve- IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, njëri rreshter

Inspektorati Policor i Kosovës, Departamenti i Hetimeve ka pranuar një informatë/ankesë përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) nga një qytetar në Gjilan për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë. Sipas IPK-së, rasti është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes…

Lajme

20/06/2025 15:39

Inspektorati Policor i Kosovës, Departamenti i Hetimeve ka pranuar një informatë/ankesë përmes Linjës së Kaltër (numri i telefonit pa pagesë 080003333) nga një qytetar në Gjilan për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë.

Sipas IPK-së, rasti është raportuar të ketë ndodhur më 18 qershor 2025 në orët e mbrëmjes në qendër të Gjilanit pas raportimit të një incidenti paraprak dhe pas shoqërimit në polici të një qytetari i cili pretendon për tejkalim të autorizimeve policore dhe keqtrajtim nga dy zyrtarë policorë.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore përfshirë shikimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve të mundshëm etj”,thuhet në njoftimi për media.

Në interes të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një rreshteri dhe një zyrtari policor) përderisa hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Lajmi.net/