IPK rekomandon suspendimin e dy eprorëve policorë në Pejë- keqpërdorën detyrën zyrtare duke u munduar të “fshehin” një të njohur

Inspektoratit Policor i Kosovës ka filluar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar pas pranimit  të informacioneve nga mediat për një rast ku dyshohej se ishin përshirë dy zyrtarë policorë (një nënkolonel dhe një kapiten policor) në Drejtorinë Rajonale të Pejës.   Hetuesit e IPK pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, ka njoftuar se dyshohet që dy…

Lajme

20/06/2025 13:06

Inspektoratit Policor i Kosovës ka filluar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar pas pranimit  të informacioneve nga mediat për një rast ku dyshohej se ishin përshirë dy zyrtarë policorë (një nënkolonel dhe një kapiten policor) në Drejtorinë Rajonale të Pejës.  

Hetuesit e IPK pas ndërmarrjes dhe veprime paraprake, ka njoftuar se dyshohet që dy zyrtarët policorë janë të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, transmeton lajmi.net.

“Incidenti fillestar raportohet të ketë ndodhur më 28.05.2025 kur disa zyrtarë policorë në Pejë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë shoqëruar në stacion policor edhe një të dyshuar i cili nuk ishte përfshirë fare në aksident por që ka penguar zyrtarët policorë në realizimin e detyrave të tyre.Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”,thuhet në njoftim. 

Hetuesit e IPK-së në interes të hetimit kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (nënkolonelit dhe kapitenit policor) përderisa pritet që në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë të ndërmerren edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Të suspenduar në këtë rast janë Prek Tuna, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë dhe Nexhat Gutiq, shef i Sektorit Rajonal për Operativ në Pejë.

Hulumtimi ngrit dyshime serioze për ndërhyrje të mundshme në procedurë të një rasti dhe shmangie nga detyrat zyrtare nga eprorët dhe zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë. Gjetjet e hulumtimit të “Betimit për Drejtësi”, tregojnë se personi i përfshirë në rast ka raport shoqëror me eprorët policorë.