Qytetarët e fajësojnë VV-në për bllokadën në Kuvend, sipas sondazhit të “Omnibus”

Në Debat Plus janë prezantuar sondazhet e fundit për partitë politike në vend. Në pyetjen se kush është fajtor për bllokadën në Kuvend, me përqindjen më të madhe prin Vetëvendosje, pastaj PDK. 32.6 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë se VV ka faj, 7.2 për qind thonë PDK e 6.3 për qind LDK. 49.9…

Lajme

19/06/2025 22:37

Në Debat Plus janë prezantuar sondazhet e fundit për partitë politike në vend.

Në pyetjen se kush është fajtor për bllokadën në Kuvend, me përqindjen më të madhe prin Vetëvendosje, pastaj PDK.

32.6 për qind e qytetarëve të anketuar mendojnë se VV ka faj, 7.2 për qind thonë PDK e 6.3 për qind LDK.

49.9 për qind thonë se të gjithat janë fajtore.