Një tjetër goditje për Elon Musk, Starship i shpërthen sërish në Texas
Anija gjigante hapësinore Starship e kompanisë SpaceX ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës gjatë testimeve në Texas, duke shënuar një tjetër pengesë për programin ambicioz të Elon Musk për misionin e ardhshëm drejt marsit, raporton Reuters. Sipas kompanisë, shpërthimi ka ndodhur në vendin e testimeve Starbase, pranë qytetit Broënsville në Texas, teksa po përgatitej për…

Lajme
Anija gjigante hapësinore Starship e kompanisë SpaceX ka shpërthyer mbrëmjen e së mërkurës gjatë testimeve në Texas, duke shënuar një tjetër pengesë për programin ambicioz të Elon Musk për misionin e ardhshëm drejt marsit, raporton Reuters.
Sipas kompanisë, shpërthimi ka ndodhur në vendin e testimeve Starbase, pranë qytetit Broënsville në Texas, teksa po përgatitej për fluturimin e saj të dhjetë. SpaceX e ka përshkruar ngjarjen si një “anomali madhore”, ndërsa ka theksuar se të gjithë punonjësit janë të sigurt.
Ndërkohë, Elon Musk, përmes një postimi në X ka thënë se:
“Duket se një COPV azoti në seksionin e ngarkesës dështoi nën presionin e provës. Nëse hetimi konfirmon këtë, do të jetë hera e parë që kjo ndodh me këtë dizajn”.
Incidenti vjen vetëm pak javë pas dështimit të një tjetër testimi të Starship.
Por, pavarësisht ngjarjeve të përsëritura, Elon Musk e ka quajtur një nga shpërthimet “një pengesë të vogël”, duke insistuar se testet e tilla janë pjesë e progresit teknologjik.