VV publikon planin për lidhjen e jugut dhe veriut të Mitrovicës Dy ura anash Urës së Ibrit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një plan e cila do të lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut. Në këtë plan, VV ka paraqitur dy ura anash asaj të Ibrit e cila po mbahet e mbyllur, shkruan lajmi.net. “Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e…

Lajme

19/06/2025 13:22

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një plan e cila do të lidh Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut.

Në këtë plan, VV ka paraqitur dy ura anash asaj të Ibrit e cila po mbahet e mbyllur, shkruan lajmi.net.

“Memorandumi i Bashkëpunimit mes MMPHI-së dhe komunës së Mitrovicës së veriut nisi me projektin për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës. Ky projekt do të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve dhe do të shërbejnë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim ndërmjet dy pjesëve të qytetit. Kjo u theksua gjatë takimit të nënshkrimit ndërmjet ministrit Liburn Aliu dhe kryetarit Erden Atiq, ku morën pjesë edhe ministri Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri Hysen Durmishi”, ka shkruar VV në Facebook.
Postimi i tyre i plotë: