Pesë raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Obiliq, Prishtinë, Drenas, Podujevë dhe Vushtrri. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Obiliq një burrë dyshohet se sulmoi fizikisht një tjetër. Rasti u procedua në procedurë të rregullt. “Obiliq /18.06.2025 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar…

Lajme

19/06/2025 11:33

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Obiliq, Prishtinë, Drenas, Podujevë dhe Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në Obiliq një burrë dyshohet se sulmoi fizikisht një tjetër. Rasti u procedua në procedurë të rregullt.

Obiliq /18.06.2025 – 15:00. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Në Prishtinë, një person është arrestuar nën dyshimin që sulmoi fizikisht një grua.

Prishtinë / 18.06.2025 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Edhe në Drenas një burrë u arrestua nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy gra.

Gllogoc / 18.06.2025 – 15:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kurse, në Podujevë një burrë u arrestua nën dyshimin se sulmoi fizikisht një tjetër.

Podujevë / 18.06.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton tutje Policia.

Në anën tjetër, në Vushtrri raportohet se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. I dyshuari gjendet në arrati.

“Vushtrri / 18.06.2025 – 08:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.