Limaj e konfirmon se u takua me Abdixhikun: Jam i shqetësuar sepse ka me u rrit shkalla e pasigurisë në vend
Deputeti i Nismas, Fatmir Limaj, është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet e fundit ku ndër të tjerash konfirmoi e është takuar me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai tha se me Abdixhikun ka pasur një takim të jashtëzakonshëm, me bisedë të jashtëzakonshme. “Jemi takuar me Abdixhikun kemi pasur takim shumë të mirë kemi…

Lajme
Deputeti i Nismas, Fatmir Limaj, është deklaruar para mediave në lidhje me zhvillimet e fundit ku ndër të tjerash konfirmoi e është takuar me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se me Abdixhikun ka pasur një takim të jashtëzakonshëm, me bisedë të jashtëzakonshme.
“Jemi takuar me Abdixhikun kemi pasur takim shumë të mirë kemi biseduar për të gjitha temat. Kemi pasur një bisedë shteruese dhe mund të them se ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë.Të gjitha temat e që e preokupojnë Kosovën, për zhvillimet nga politika, ekonomike e rajonale e angazhimet tona e obligimet që duhet kryer. Ka qenë një bisedë e mirë e kemi lënë të diskutojmë. E rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim të zhvillimeve dhe e rëndësishme që po ndodhin takime, besoj se e kuptoni që nuk zgjidhet me një takim por do vazhdojmë të takohemi. Ne nuk i zgjedhim vetë çështjet, por besoj se duhet të gjithë bashkë”,tha Limaj, shkruan lajmi.net.
Ai shprehu shqetësim për gjendjen ekonomike në Kosovë dhe atë të sigurisë.
Sipas tij nëse situate vazhdon të jetë e njëjtë, rrezikohet siguria e Kosovës.
“Shpreh shqetësimin për gjendjen ekonomike dhe shqetësimi tani është se po rritet çështja e sigurisë së Kosovës. Kam përshtypjen se shumë lehtë po i marrim gjërat rreth nesh. Ka me u rrit shkalla e pasigurisë në vend nëse vazhdohet kështu si është.Jam i shqetësuar për situatën e sigurisë në vend, shpresojë se edhe kolegët ndajnë informatat e mija që duhet vepruar shpejtë sepse situate e sigurisë mund të komplikohet. Bota është trazuar, rajoni është trazuar. S’mund të rrimë rehat kur përreth nesh punojnë që këtë shtet ta zhbëjnë siç e dini ju, edhe haptazi i shihni mesazhet që na vinë nga fqinjët dhe nganjëherë habitem se me sa lehtësi i kalojmë këto tema”.
“Jam i hapur të takohem edhe me Krasniqin, Kurtin, e të gjithë edhe me Haradinajn. Ne kemi përgjegjësi përtej vetes sepse përfaqësojmë më tepër”./Lajmi.net/