Qalaj: Ngërçi në Kuvend zgjidhet nëse VV-ja propozon kandidat tjetër, të pranueshëm
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tashmë ka arritur në kuvend, i cili edhe u prononcua para mediave duke thënë se ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet nëse partia me më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër, që është i pranueshëm për spektrin politik. Derisa u shpreh se PDK-ja, ka dhënë propozime…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tashmë ka arritur në kuvend, i cili edhe u prononcua para mediave duke thënë se ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës mund të zgjidhet nëse partia me më së shumti ulëse propozon një kandidat tjetër, që është i pranueshëm për spektrin politik.
Derisa u shpreh se PDK-ja, ka dhënë propozime lidhur me pozitën e krye Kuvendarit.
“Problemi i Kuvendit mund të zgjidhet në atë moment, kur partia që ka fituar më së shumti ulëse të propozoj dikë tjetër të pranueshëm për partitë tjera. Ne si PDK i kemi dhënë propozimet tona, PDK është duke bërë një punë mjaft të mirë, meqenëse është duke evituar një të keqe të madhe që një kandidat që nuk është i pranueshëm, që nuk paraqet unitet, të mos bëhet kryetar i parlamentit”, ka thënë Qalaj. /Lajmi.net/