Brahimaj thotë po identifikohen emrat potencial për kandidatë për kryetar komunash, ndërsa në Kuvend nuk pret zgjidhje para vendimit të Kushtetueses

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar sot para Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin e caktimit të kandidatëve për kryetar komunash. Ai ka thënë se tani më në shumicën e Komunave vetëm janë caktuar emrat, shkruan lajmi.net. “Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin nëpër degë, shumica e kandidatëve veç janë…

Lajme

19/06/2025 10:02

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj është deklaruar sot para Kuvendit të Kosovës në lidhje me procesin e caktimit të kandidatëve për kryetar komunash.

Ai ka thënë se tani më në shumicën e Komunave vetëm janë caktuar emrat, shkruan lajmi.net.

“Ne jemi të kënaqur me zhvillimet që po ndodhin nëpër degë, shumica e kandidatëve veç janë caktu. Në komunat e tjera janë duke u identifiku emrat potencial që do të garonin nen logon e AAK-së”, ka thënë Brahimaj.

Ai ka thënë se në të njëjtën kohë po merren edhe me zhvillimet që po ndodhen në Kuvendin e Kosovës.

“Po merremi edhe me zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që ka ndonjë zhvillim para vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Brahimaj para mediave. /Lajmi.net/