Hamiti: Qeveria Kurti, më e korruptuara ndonjëherë që ka pasur Kosova

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti. Hamiti mbrëmë në Klan Kosova tha se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur ndonjëherë Kosova. “Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori,…

Lajme

19/06/2025 08:31

Ish-ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Muhamet Hamiti, pati kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti.

Hamiti mbrëmë në Klan Kosova tha se kjo qeveri është më e korruptuara që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

“Kemi një deputet që e drejton Qeverinë e Kosovës, ky është Albin Kurti. Nënkryetari i Qeverisë, zëvendëskryeministri ishte në prokurori, për aferën e radhës, nga shumë afera korruptive. Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova në këto vite, pa asnjë dyshim. Me korrupsion, nën sanksione, me paralizë shoqërore, ekonomike e politike. Kjo  është gjendja e Kosovës sot”, deklaroi ai.