Katër net të mbushura me energji dhe shije – përmbyllet me sukses Beerfest Kosova 2025

Beerfest Kosova 2025 u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm pas katër netëve të mbushura me mijëra vizitorë, muzikë live dhe shumëllojshmëri birrash. Festivali u mbajt nga 14 deri më 17 qershor, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke u shndërruar në atraksionin më të madh veror në vend. Atmosfera e gjallë dhe mikpritëse…

ShowBiz

18/06/2025 12:26

Beerfest Kosova 2025 u përmbyll me sukses të jashtëzakonshëm pas katër netëve të mbushura me mijëra vizitorë, muzikë live dhe shumëllojshmëri birrash. Festivali u mbajt nga 14 deri më 17 qershor, në hapësirën prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke u shndërruar në atraksionin më të madh veror në vend.

Atmosfera e gjallë dhe mikpritëse e Beerfest Kosova 2025 u pasurua nga performancat e disa prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, përfshirë: Rina Balaj, Capital T, Buta, Majk, Ya Nina, Lluni, Shaulin Gang, Dafina Bytyqi, Zanzi Band, Diana Mehmetaj, Ylli Matoshi, Ereza Cerkini, Blerando, BB Poqi, David Dreshaj, Kronz dhe shumë të tjerë.

Përveç muzikës dhe atmosferës festive, festivali ofroi një përvojë të plotë për vizitorët, me birra vendore dhe ndërkombëtare, ushqim të zgjedhur dhe një ambient fantastik.

Për mbarëvajtjen e festivalit, organizatorët falënderojnë përzemërsisht Policinë e Kosovës, Zjarrfikësit, Shërbimin Emergjent dhe të gjitha ekipet mbështetëse, të cilat kontribuan në zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të ngjarjes.

Beerfest Kosova falënderon gjithashtu të gjithë partnerët medialë për rolin thelbësor në promovimin e festivalit, në veçanti: Telegrafi (Sponsor Gjeneral Medial Online), TV Dukagjini (Sponsor Gjeneral Televiziv), si dhe Glam Radio, T7, Gazeta Express, Epoka e Re, Zëri, Lajm, Kosovapress, Ekonomia Online, ATV, Kanal 10, Radio Dukagjini, Urban FM dhe Radio Prishtina.

Ky edicion i Beerfest Kosova u mbështet nga brende të njohura, ndër to, Lasko (Sponsor Gjeneral), Heineken(Sponsor i Artë), Uji Lajthiza (Partner i Hidratimit),dhe birrat: Superbock, Krombacher, Paulaner, Shkup, Carlsberg, Tuborg, Somersby, Stella Artois, si dhe produktet: Vuse, 2U, Vitaminka, Golden Eagle, Frutex, Natural dhe Pizza Crust.

Një falënderim i veçantë u shkon edhe partnerëve dhe mbështetësve të tjerë të festivalit:
Artmotion, Prishtina Mall, Modus, AMC, PR Solutions, Tenda 3, Besa Security dhe Zahiri.

Beerfest Kosova, si festivali më i madh i birrës dhe muzikës live në vend, vazhdon të jetë një ngjarje unike që bashkon komunitetin rreth muzikës, shijes dhe përvojës.