A do të ndikoj ambasada e Gjermanisë për formimin e qeverisë së re? – Kështu përgjigjet Rohde

Pyetur se a mund të vjen Kosova në një pozitë kur ndërkombëtarët mund të shtyjnë mes partive politike për të arritur ujdi për të formuar qeveri të re, ambasadori gjerman, Jorn Rohde tha “absolutisht jo”. Në një intervistë në RKT, Rohde tha se mosveprimi i Kosovës vjen me pasoja: “Kosovës i ik autobusi”, tha ai.…

Lajme

18/06/2025 12:02

Pyetur se a mund të vjen Kosova në një pozitë kur ndërkombëtarët mund të shtyjnë mes partive politike për të arritur ujdi për të formuar qeveri të re, ambasadori gjerman, Jorn Rohde tha “absolutisht jo”.

Në një intervistë në RKT, Rohde tha se mosveprimi i Kosovës vjen me pasoja: “Kosovës i ik autobusi”, tha ai.

“Absolutisht jo. Kosova duhet të kryejë punët vet. Ne thjesht mund të nënvizojmë pasojat e mosveprimit. Ska Pare të Planit të Rritjes. Nuk mund të miratohen në Kuvend nëse nuk ka parlament. 65 milionë euro n ëraundin e parë, 800 milionë.

Keni mungesë të rrjedhjes së parave sepse Qeveria nuk mund të marrë vendime. Tashmë veçse e ndikon zhvillimin ekonomik. Aq më shumë vende ecin, dhe nëse Kosova nuk vepron i ik autobusi.

Kjo s’do të ishte e mirë. Situata gjeopolitike mund të jetë e luhatshme”, tha Rohde.